Arrestohet kryeplaku i fshatit në Skrapar, kultivonte rreth 300 bimë kanabis

0
Gjigandi

SKRAPAR- Arrestohet kryeplaku i fshatit Prishtë të Skraparit pasi dyshohet se kultivonte kanabis në parcela.

Në pranga është vënë kryeplaku me iniciale J.L.,39 vjeç,me detyrë në fshatin Prishtë, të Njësisë Administrative Çepan, ku u sekuestruan 295 bimë kanabis në parcela në vendin e quajtur “Moçalishta”.

Ai është personi i dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike, gjithashtu duke mbajtur detyrën si kryeplak i fshatit kishte detyrim që të ushtronte kontrolle në territo e te njoftonte Policinë e Shtetit për kultivim të bimëve narkotike. Sipas policisë, materialet procedurale u referuan në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Berat, për ndjekje të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu