Batatina është larg futbollit, më vjen të vjell kur ai flet për profesionalizëm

0
Gjigandi

Ish-portieri i njohur i Prishtinës dhe Vëllaznimit, Feim Statovci, i ka dalë në mbrojtje portierit të Llapit, Afrim Ademi, pas akuzave nga trajneri Tahir Batatina.

Statovci ka deklaruar që Batatina nuk ka lidhje me profesionalizëm.

Ai ka thënë që “i vjen të fjellë kur i dëgjon duke folur disa trajnerë vendorë për profesionalizëm”.

Më poshtë postimi i plotë i Statovcit.

“Cdo njeri e cdo portier gabon.

RonaTyra

Po e percjelli Futbollin e Kosoves e pom vjen kaniher me vjell kur po i nij do “trajnera“ tu fol per profesionalizem, në këtë radh osht fjala per trainerin e Llapit i cili e fajson portjerin publikisht edhe fol fjal që nuk kan t’bajn as 0,1% me profesionalizem.

Me gjith Respektin kjo intervist tregon bash 0.0 % profesionalizem.

Respekt per Afrim Ademi mos ta nin shoki jem se cdo njeri e cdo portier gabon, mos harro se qe një dekad je tu lujt në ket nivel.

E per trenerin Batatina kam respekt qe ka investu në Llap ama me profesionin e trenerit e me profesionalizem në futboll osht shum larg.

Shperndane nese jeni i të njejtit mendim, e nese i perkrahni lojtart”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu