Publikohet bilanci 24 orësh i viktimave dhe rasteve të reja të koronavirusit në Shqipëri

0
Gjigandi

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 71 raste. 45 qytetarë ndërkohë janë shëruar nga virusi vdekjeprurës.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se në 24 orët e fundit tre persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, një 63-vjeçar nga Lezha dhe një 65-vjeçare nga Tirana, si dhe mjeku 69 vjeçar nga Puka, Hysni Shkjau.

Numri i rasteve totale në Shqipëri ka shkuar në 2,964, nga të cilët 1,702 janë shëruar si dhe kanë humbur jetën 79 persona.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu