Miralem Pjanic do të largohet nga Torino me shumë mundësi në merkaton e verës. Futbollisti boshnjak kërkon të largohet nga skuadra torineze dhe dëshiron të realizojë ëndrrën e tij për të luajtur me Barcelonën.
Katalanasit kanë shfaqur interes për të, por së fundmi në garë është futur dhe ekipi i PSG-së. Drejtori Leonardo ëndërron të formojë një dyshe në mesfushë me Verratin dhe Pjanicin. Një mesfushë yjesh, prandaj ka nisur dhe sulmin drejt tij.
Juventusi mund të jetë më i fituari në këtë pikë, pasi synon që të shesë sa më shtrenjtë mesfushorin boshnjak. Boshnjaku është nën kontratë deri në vitin 2023 me Juventusin.