Pse njerëzit depresiv zemërohen shpejt dhe si të reagoni përballë tyre?

0
Gjigandi

Po përballeni shpesh me ndjenja zemërimi, po e humbni vetëbesimin dhe vlerësimin për vete? Ju me siguri po përballeni me depresionin.

Dhe, personat depresivë kanë shumë më shumë shance të zemërohen më shpejtë, edhe për gjëra krejt banale.

Depresioni në fjalorin e “Cambridge”, shpjegohet si një sëmundje mendore në të cilën një person është shumë i pakënaqur dhe i shqetësuar për periudha të gjata dhe nuk mund të ketë një jetë normale gjatë këtyre periudhave.

Dhe kur Brenda vetes keni këto simptoma, sigurisht që ju do të përjetoni shpesh raste kur me agresitivitet do të shpërfaqni veprime që ndoshta nuk përkojnë me karakterin tënd. Kjo mund të trajtohet dhe kapërcehet vetëm me pranimin dhe kuptimin e traumës dhe dhimbjes që ka shkaktuar depresionin për herë të parë.

Një person me depresion ndihet i vetmuar në këtë botë dhe nuk ndihet i kuptuar. Kjo është një nga burimet kryesore të zemërimit që ata kanë. Ajo nëpër të cilën kalojnë ata është një luftë në vetmi.

RonaTyra

Në anën tjetër ata shpesh mund të reagojnë ndaj jush, duke mos pasur asgjë personale me ju, por që juve ju kanë pasur përpara, prandaj gjithmonë provoni ta kaloni këtë moment me qetësi.  Fjalët qetësuese janë si muzika në veshët e dikujt që është në depresion.

Ju mund të provoni t’iu flisni këtyre personave me fraza të vogla si: “Unë jam këtu për ju”, “A ka ndonjë gjë që ju nevojitet?”, ose “Ju jeni aq i rëndësishëm për mua dhe unë dua të të ndihmoj që të ndihesh më mirë”.

Organizoni diçka së bashku, ose thjeshtë dilni së bashku në piknik. Së fundmi, ju mund t’i ndihmoni duke e kuptuar plotësisht atë që është në  depresionin dhe se kjo ndikon keç të njerëzit, prandaj ju duhet të jeni të durueshëm të mendoni sa më shumë pozitivisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu