Protestat paralizojnë Barcelonën në ditën e pestë – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Dita e pestë e protestave dhe një grevë e përgjithshme, për shkak të burgosjes së udhëheqësve katalanas, e kanë bllokuar qytetin e Barcelonës. Policia tha se mbi gjysmë milioni njerëz janë mbledhur atje të premten, duke bllokuar rrugë dhe trena. Është raportuar për disa përleshje midis demonstruesve të maskuar dhe policisë. Më 14 tetor, Gjykata Supreme e Spanjës ka dënuar nëntë udhëheqës katalanas me dënime të gjata me burgim, për shkak të rolit të tyre në përpjekjet për ndarjen e Katalonjës nga Spanja, në vitin 2017. Tre të pandeuhur të tjerë janë shpallur fajtorë për mosbindje dhe janë gjobitur. Të 12 politikanët dhe aktivistët i kanë mohuar akuzat. Vendimi i Gjykatës Supreme ka shkaktuar disa nga protestat më të mëdha që ka parë Spanja në disa dekada. Së paku 96 njerëz janë plagosur në përleshjet e ditëve të kaluara midis policisë dhe protestuesve. Ekipet e futbollit Barcelona dhe Real Madridi e kanë shtyrë ndeshjen që është dashur të luhet më 26 tetor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu