Pronari i kontejnerëve: Mbaj përgjegjësi vetëm bananet, kriminelët s’dalin në TV – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Pronari i kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’, që ka bërë porosinë e bananeve ku u kap 137 kg kokainë në Portin e Durrësit, mohon që të ketë lidhje me këtë trafik droge.
Eduart Dauti, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se kompania e tij merret me importin e bananave prej 9 vitesh. Në vit, thotë Dauti, sjell në Shqipëri të paktën 450 kontenierë, që mund të shkojnë edhe deri në 800. Po ashtu ai ka treguar rrugën që bëjnë kontenierët dhe mënyrën se si kontrollohet.

“Aty ka kompani eksportuese që ne marrim produktin. Porosia, çdo gjë bëhet me email dhe është transparente. Një kompani eksportuese në Ekuador funksionon kështu: masat e sigurisë nga pjesa e origjinës dhe masat e sigurisë nga ana e importuesit janë dy lloj gjërash. Unë kam një kontratë me kompaninë transportuese, nuk kam kurrë numri kontenieri. Nëse në Ekuador bëhet porosia, kompania e transportit rrugor është e certifikuar. Në momentin e daljes në Port kontenieri kontrollohet vizualisht dhe fizikisht. I vendoset çelës satelitor, vete në vendet përkatëse ku porositet”, tha Eduart Dauti.
“Unë përgjegjësi kam për një produkt, bananet. Kontenieri është një element levizësh që është frigorifer. Aksesin e kam vetëm tek frutat. Unë këtu doja të flisja për portin e Durrësit. Ne jemi ata që ekspozohemi para jush, sepse kriminelët nuk dalin këtu në intervista. Unë në transit nuk kam akses, as në Durrës. Më të besueshëm se skanerin e Durrësit nuk kemi as veten. Pse nuk bëhet kontrolli, para se zbres në portin e Durrësit, para se të shkarkohet”, tha më tej Eduart Dauti.
Katër ditë pas operacionit “Kuito”, ku u kapën 137 kg kokainë dhe u arrestuan dy persona, hetuesit kanë dyshime se operacioni mund të jetë dekonspiruar. Referuar kamerave të sigurisë të sekuestruara në Portin e Durrësit, ka rezultuar se në momentin e marrjes së pakove në kontejner nga Ardian Bega dhe Altin Myslihak, pako që ishin zëvendësuara me oriz, kamera kryesore e sigurisë me kënd 360 gradë dhe me rezolucion të larte, ka lëvizur fokusin nga kontejneri ku gjendej droga. Të vetmet që kanë regjistruar janë dy kamera fikse, që nuk kanë një panoramë të qartë.
Hetuesit dyshojnë se pritësit e drogës kanë pasur bashkëpunëtorë në administratën doganore. Por hetimet e deritanishme nuk kanë zbuluar ndonjë të dyshuar.
Pas marrjes së pakove nga kontejneri, policia nuk mundi të arrestojë një prej të dyshuarve kryesorë, Gentian Malindin. Ky i fundit është larguar me makinë së bashku me Begën dhe Mylsihakën. Malindi arriti t’i shpëtojë policisë, ndërsa Bega dhe Myslimhaka nuk u ndaluan atë natë, por një ditë më pas./ Opinion

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu