Eduart Dauti, pronari i kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’ që bëri porosinë e bananeve ku u gjet kokaina në portin e Durrësit, ka shpjeguar si funksionon importi i këtyre frutave nga vendet e Amerikës Latine.
Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Eduart Dauti tha se porosia bëhet e gjitha online dhe në portin e vendit të origjinës kjo kompani nuk ka asnjë përfaqësues.
“Aty nuk ka asnjë përfaqësues të kompanisë por ka kompani përfaqëseuse. Porosia bëhet me email. Kur importon nga Ekuadori nuk ka shans që ta di numrat që kanë. Ato vijnë online. Nëse në Ekuador porositet një porosi, kompania e transportit tokësor është e certifikuar botërisht. Në momentin e daljes nga porti, i vendoset çelës satelitor dhe vete në vendet përkatëse ku porositet. Ngarkohet produktit i bëhet prapë certifikimi, kthehet prapë në port. Produkti rri disa ditë në port deri sa të hipë në anije. Pas 12-15 ditësh që neve na dërgohet kopje, ne mësojmë çfarë numri konteinerësh kemi”.
Dauti u shpreh gjithashtu se në vendet ku kontenieri bën tranzit, autoriteti portual ka të drejtën të hapë kontenierin me ngarkesë. Sipas tij, ka patur disa raste kur kontenieri ka mbërritur në Portin e Durrësit me çelësa të thyer.
Blendi Fevziu: Në tranzit hapet kontenieri?
Eduart Dauti: Autoriteti ka të drejtë ta hapë. Ka raste që neve na vijnë çelësat e origjinës të këputur, na vjen në manifest dhe na thonë, çelësat e kontenierit janë ndërruar. Ka dhe raste që nuk na informon kush. Sigurisht që hapet.