“Pasurinë e ke me burrin apo të ndarë?” Xhaçka për tokën në bregdet: S’kemi përfituar asnjë cm! Po përdoret për 15 famë

0
Gjigandi

Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje akuzat që janë bërë ndaj saj dhe bashkëshortit për tokën në Himarë.

Xhaçka tha këto spekulime po përdoren nga deputetë të opozitës për 15 minuta famë. Sakaq shtoi se çështja i ka kaluar institucioneve, si dhe është në pritje të çdo përgjigje.

Pyetje: Pasurinë e keni të ndarë nga bashkëshorti?

Xhaçka: Nëse do më thonit një cm tokë publike, një lekë të përfituar nga unë dhe bashkëshorti do t’ju jepja përgjigje. Më vjen keq që ky spekulim për 15 minuta famë të merrni vëmendjen edhe në këtë konferencë që është mbledhur për gjëra shumë të rëndësishme. Duhet vendosur ka apo jo të drejtën jo një biznes privat të hapë çadra. Ky është edhe qëllimi i investimeve strategjike. Megjithatë unë në respekt të opinionit publik e kam shprehur qartë vendimin tim. Ky proces ka hyrë në binarë për institucionet që do flasin për këtë çështje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu