Prokuroria e Posaçme në Shqipëri kërkon 128 vite burg për 8 të akuzuar për trafik droge

0
Prokuroria e Posaçme në Shqipëri kërkon 128 vite burg për 8 të akuzuar për trafik droge
Gjigandi

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit në Shqipëri (SPAK) ka dhënë sot pretencën për 8 prej 35 të pandehurve të operacionit “Shpirti”, të cilët akuzohen për trafik droge.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se SPAK ka kërkuar dënimin me burg për tetë të pandehurit e këtij operacioni.

Kujtojmë se në kuadër të këtij operacioni u arrestuan edhe dy ish-truprojat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Hekuran Marku dhe Agustin Deda.

Ja sa vite burg kërkon SPAK për tetë prej të pandehurve: Ilirjan Ducellari 20 vite; Mariglen Ducellari 18 vite; Aurel kalari 15 vite; Kleo Piro bregu 15 vite; Organ Ducellari 15 vite; Julian Bejdollari 15 vite; Rexhino Mucaj 15 vite; Alban Koshi 15 vite. /BalkanWeb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu