Prokuroria e Posaçme kërkon 3 vite e 4 muaj burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Lushnjës

0
Prokuroria e Posaçme kërkon 3 vite e 4 muaj burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Lushnjës
Gjigandi

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar 3 vite e 4 muaj burg për ish-kryetarin e Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe.

Vendimi përfundimtar do të jepet nga gjykata më 13 qershor.

Ndërkohë për ish-nën kryetarin e bashkisë, Gentian Nushin, SPAK kërkoi 2 vite e 8 muaj burg.

Tushe u arrestua në fillim të korrikut të vitit të shkuar gjatë një operacioni të ndërmarrë me urdhër të SPAK-ut.

Në pranga ranë edhe 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kësaj bashkie për abuzime me tenderin e pastrimit të kanalit vaditës në fshatrat e zonës. /abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu