Prodhuesit kinezë fillojnë të bëjnë makina anti-virus për të luftuar COVID-19

0
44
blank
Gjigandi

Disa prodhues kinezë të automjeteve kanë filluar të ofrojnë karakteristika të reja të projektimit që premtojnë se do të ndihmojnë në kufizimin e transmetimit të baktereve dhe viruseve, përfshirë Sars-CoV-2.

Geely ka nisur një iniciativë në vlerë prej 52 milionë e quajtur “Projekti i Shëndetit të makinave”, duke premtuar disa karakteristika të reja që synojnë të mbrojnë pasagjerët nga viruset dhe bakteret, shkruan BBC.

Makinat e prodhuara nën këtë banderolë të re do të vijnë të pajisura me një sistem të posaçëm të filtrimit të ajrit, të quajtur G-Clean, që e pastron ajrin brenda makinës.

“Konsumatorët kalojnë një kohë të konsiderueshme në makinat e tyre, si një “shtëpi e dytë”. Vetëm duke bërë produkte më të shëndetshëm, ne mund të përmbushim kërkesën e konsumatorit për cilësi më të mirë të jetës”, tha një zëdhënës i Geely për BBC.

Kompania gjithashtu ka premtuar të nxjerrë materiale të reja të qëndrueshme për mjedisin me veti anti-bakteriale dhe antivirale të cilat mund të përdoren në sipërfaqe të prekura shpesh nga njerëzit, siç janë butonat dhe dorezat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu