Ju jeni të mahnitshëm në punën tuaj dhe me të vërtetë i doni bashkëpunëtorët tuaj. Por si një introvert, dikush që është më i tërhequr nga daljet dhe shoqëria e zgjeruar, shpesh do të donit vetëm të punonit nga shtëpia.
Introvertët janë më të tërhequr në vendin e tyre të punës, nuk shprehen dhe shpesh i maskojnë vlerat e tyre reale. Kjo shpesh i bën ato të padukshëm në sytë e menaxherëve duke mos u dhënë atyre mundësi për zhvillimin e një projekti që do i bënte mirë karrierës së tyre. Nëse dhe ju jeni një introvert në punë, ja se çfarë duhet të bëni që të jeni më produktiv, të lumtur dhe të qetë në punën tuaj.
Shmangni dërgimin e emaileve të gjata – Si një introvert, ndoshta është shumë më e lehtë për ju që të merrni të gjitha mendimet dhe ndjenjat tuaja në një email se sa të marshoni drejt menaxherit tuaj të projektit dhe t’u tregoni atyre gjithçka që keni në mendje.
Ekstrovertët, të cilët shpesh preferojnë të diskutojnë për çështje ose ide personalisht, shpesh nuk i lexojnë këto emaile. Prandaj është më mirë që ju të bisedoni me to personalisht.
Gjeni një vend të qetë për të rimbushur energjitë tuaja – Për introvertët është e domosdoshme që të qetësohen diku ku nuk ka zhurmë dhe njerëz në mënyrë që të rigjenerohen dhe largojnë lodhjen dhe stresin.
Flisini në dhjetë minutat e para të takimeve – Për introvertët, takimet e mëdha mund të jenë një fushë e minuar. Shpesh ato përfundojnë duke qëndruar të heshtur duke krijuar idenë se nuk duan të jenë aty apo nuk kanë asgjë për të thënë. Prandaj çfarëdo që të keni thojeni në 10 minutat e para të takimit. Sapo të keni thyer akullin, do të jetë më e lehtë të futesh sërish në bisedë më pas.