Prezervativat kanë masa! E dini ? Disa prej jush po sepse e kam thënë herë të tjera. Prezervativat kanë masa si veshjet. Penisat janë të ndryshëm, si çdo pjesë e trupit të njeriut. Janë të ndryshëm në gjatësi dhe diametër.
Pse të zgjedhim masën e duhur?
Sepse masa e duhur nuk të bezdiz
Sepse nuk rrezikon që të iki
Sepse një prezervativ më i vogël nuk e mbulon penisin dhe rrezikon çarjen
Një prezervativ me masën e duhur ka më shumë gjasa që të të mbrojë
Nuk do rri këtu duke bërë një shkrim nëse përmasat e penisit kanë rëndësi apo jo, megjithëse Kamasutra ka një kapitull dedikuar përmasave të penisit dhe vaginës. Në fund ama thuhet që e rëndësishmë është ta dëgjosh tjetrin dhe që t’i dhurosh atë që mendon që do i pëlqejë.
Të gjitha kompanitë që prodhojnë prezervativa e kanë një ide se cilat janë masat që shiten më shumë dhe ato janë nga 52 deri te 56. Si fillim nuk mund të identifikohen me masat e pantallonave, por me masën e diametrit të penisit.
Ka shumë variabla kur flasim për prezervativë:
Diametri i penisit
Gjatësia e penisit
Trashësia e prezervativit
Materiali i përdorur
Lubrifikanti që përdoret
Maja e prezervativit që prêt majën e pensit
Të gjithë këto faktorë e bëjnë prezervativin të jetë i rehatshëm apo irritues. Ka disa vagina dhe penisa që nuk tolerojnë asnjë lubrifikant, ndërsa disa penisa duan një formë më të rehatshme. Megjithatë gjëja e parë që duhet kontrolluar është diametri dhe gjatësia e penisit nëse ai është më i madh se 20 cm.
Kalojmë te analiza e studimeve mbi masën e penisit. Këtu gjëndet studimi.
Gjatësia mesatare, pra ajo që ka më shumë se 50% e burrave është 13,12 cm.
Vetëm 5% ka një penis që shkon është 10.5 cm ose 19 cm
Vetëm 15% ka një penis që është 11,5 cm ose 15 cm
Diametri mesatar, ajo që ka 50% e burrave është 11.66 cm
Vetëm 5% e penisit ka një diametër që shkon nga 10 cm deri ne 13.6 cm
Vetëm 15% ka një penis me diametër 9,8 deri ne 12, 8
Si shndërrohen të gjitha këto permasa në masë prezervativi?
Si fillim mund të shkarkosh file e krijuar nga Mysize për të matur penisin.
Si përkthehen këto matje në prezervativa.
7 – 10 cm ⇒ 47 mm
10 -11 cm ⇒ 49 mm
11 – 11,5 cm ⇒ 52/53 mm
11,5 – 12 cm ⇒ 57 mm
12 – 13 cm ⇒ 60 mm
13 – 14 cm ⇒ 64 mm
14 -15 cm ⇒ 69 mm
Këto janë matje jo plotësisht të sakta, psh një penis 12.5 cm mund të ndihet shumë mirë me masën 56, megjithatë është e rëndësishme të bëhen matje të mira dhe prova, sepse marka të ndryshme kanë diferenca milimetrike që në fund të ditës bëjnë diferencën në jetën seksuale.
Prandaj mos u ndalni vetëm te një brand, provoni disa derisa të gjeni atë që ju përshtatet
Si të masësh diametrin dhe të zbulosh masën?
Merr një metër rrobaqepsie
Prit që penisi të jetë në ereksion
Mat bazën, pikërisht aty ku do të qendrojë baza e prezervativit
Përdor shkallën e Mysize për të kuptuar se cila është masa që bën për ty