Presidenti i Këshillit Evropian: Mbështes nismën e Ballkanit të Hapur

0
Presidenti i Këshillit Evropian: Mbështes nismën e Ballkanit të Hapur
Gjigandi

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel u shpreh sot se mbështet nismën Ballkani i Hapur dhe uroi që të gjithë të bashkohen në këtë nismë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, Michel tha se sa më shumë vende të jenë pjesë e Ballkanit të Hapur aq më shumë do të forcohen strukturat ekonomike të vendeve.

Për presidentin e Këshillit Evropian, Ballkani i Hapur do të mundësojë afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

“Për Ballkanin e Hapur, më lejoni ta përsëris, unë personalisht e mbështes, uroj që të gjithë vendet t’i bashkohen kësaj nisme, pasi do të kenë aftësi për të bashkëpunuar ne sfidat e përbashkëta që ka rajoni. Sa më shumë që të jenë aq më të mëdha mundësitë për të bashkëpunuar për të forcuar strukturat ekonomike e politike. Kjo do ta lehtësojë afrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Me paketa financiare shumë të mëdha që BE ka aktivizuar për rajonin. Janë paketa që kërkojnë të favorizojnë lidhjet rajonale për të rritur bashkëpunimin ekonomik”, deklaroi Michel.

Në fjalën e tij, Rama tha se është krijuar një mit i gabuar sikur Gjermania është kundër Ballkanit të Hapur, ndërkohë që ai i referohej vizitës së tij në Berlin dhe deklaratës së presidentit të Këshillit Evropian që inkurajojnë gjithë-përfshirje.

RonaTyra

Michel shtoi gjithashtu se pas disa javësh do të bëhet një mbledhje e Presidencës Franceze në BE, ndërkohë që Rama u shpreh se për aq kohë sa akoma ka hapësirë që të mendohet se Bullgaria mund t’i hapi rrugë Shqipëria do të presë që të integrohet bashkë me Maqedoninë e Veriut.

Më pas Rama theksoi se nëse kjo çështje nuk zgjidhet dhe me presidencën franceze atëherë do të “jemi në të drejtën tonë për të kërkuar të dalim nga rrezja e konfliktit të Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut”.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu