Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, Ballkanit përmes një postimi ka përkrahur trajnerin e skuadrës së tij, Ismet Munishin.
Kabashi ka thënë që Munishi do t’i ketë edhe 20 vite kontratë me Ballkanin edhe nëse nuk arrin të shpallet kampion.
“BABA i Trainerave në Shqiptari , edhe 20 vjet kontratë ka në FC Ballkani edhe nëse kurr nuk bahemi Kampion”, ka shkruar Kabashi.
Po ashtu Arsim Kabashi është shprehur falenderues për punën që po e bën Munishi në skuadrën e Ballkanit.
Kjo përkrahje erdhi pasi që sot Ballkani e humbi pozitën e parë pas barazimit me skuadrën e Drenicës.
Ballkani barazoi pa gola edhe javën e kaluar, ndaj Feronikelit.