Prekëse: Djaloshi me kancer kërkoi vetura sportive në funeral, i shkuan 2100 të tilla

0
Gjigandi

Kur një adoleshent amerikan po vdiste nga kanceri, dëshira e tij e fundit ishte që nga shtëpia në varr të përcillej me vetura sportive. Dëshira e tij u plotësua. Mbi 2100 vetura super-sportive morën pjesë në funeral.

Alec Ingram, një djalosh 14 vjeç nga Missouri, vdiq më 7 nëntor pasi e humbi betejën me kancerin, të cilën e kishte nisur para katër vjetësh. Ai në vitin 2015 ishte diagnostikuar me osteosarcoma, një formë e rrallë e kancerit të eshtrave.

Më shumë se 2100 vetura sportive dhe 70 motoçikleta u mblodhën në një parking veturash në Saint Louis të dielën para se të niseshin drejt shtëpisë së djaloshit të ndjerë.

Kjo ngjarje u organizua nga organizata “Sydney’s Soldiers Always”, e cila drejtohet nga Dana Chrsitian Manley. Kësaj gruaje i kishte vdekur vajza pikërisht nga kanceri në moshën 8-vjeçare.

RonaTyra

Organizata e saj, e cila merret me plotësimin e dëshirave të fëmijëve që vuajnë nga sëmundje vdekjeprurëse, kontaktoi me familjen e Alec-ut për të pyetur nëse ai e kishte ndonjë dëshirë për t’ia plotësuar.

“Kur vajza ime vdiq, në funeralin e saj morën pjesë 3500 motoçikleta. Kur Alec-u e kishte parë këtë, atij i kishte pëlqyer shumë, por kishte thënë se më mirë do të ishte nëse do të kishte vetura sportive”, tha Manley.

Kështu, ajo kërkoi nga pronarët e veturave sportive që të marrin pjesë në funeralin e djaloshit të ndjerë. Mijëra njerëz erdhën me veturat e tyre nga disa shtete të ShBA-së, përfshirë Kaliforninë, Indiana-n, Michigan-in dhe Florida-n, shkruan “CNN”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu