Ndërkohë që bashkëpunimi me Mozzik, “PP”, ka tejkaluar shifrën e 10 milionë klikimeve në Youtube vetëm 10 ditë pas publikimit, Kida ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa momente nga prapaskenat e klipit.
Këngëtarja bukuroshe ka publikuar dy video gjatë xhirimeve tek te cilat mezi mban të qeshurën, po ashtu edhe reperi kosovar.
“Paranoja” dhe “Pishmon” janë 2 këngë të artistëve të vendosura në një klip të vetëm prej 6 minuta.
Bashkëpunimi i fundit i Kidës dhe Mozzik para “PP”, “Premtimet”, u kthye gjithashtu në hit verën e vitit 2015.