Rama: Dy ndeshjet të cilat do t’i kemi në shtëpi do t’i fitojmë

0
Gjigandi

Trajneri i Drenicës, Fadil Rama ka reaguar pas humbjes së skuadrës së tij nga Gjilani.

Në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit kosovar, Drenica u mposhtë si mysafire e Gjilanit me rezultat 2:0.

Pas ndeshjes, trajneri Rama tha se Drenica e respektoi në maksimum skuadrën kundërshtare.

“Lojën e filluam me një respekt të tepërt te Gjilani. Gabuam në pjesën e parë dhe pranuam dy gola shumë naiv. U munduam të riktheheshim në pjesën e dytë, por nuk ishim konkret në realizimin e tyre”, u shpreh Rama për “Super Sport Kosova”.

“Dy ndeshjet të cilat do t’i kemi në shtëpi do t’i fitojmë, ndërkohë do të tentojmeë të nxjerrim rezultat pozitiv ndaj Drites si mysafir”, shtoi Rama.

RonaTyra

Me këtë humbje, Drenica mbetet në vendin e tetë në tabelë me 38 pikë të tubuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu