Porto kërkon vetëm 30 milionë euro për 27-vjeçarin

0
Gjigandi

Chelsea vazhdon të mbetet e interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Portos, Alex Telles.

Klubi anglez nuk është i lumtur me përformancat e Emerson Palmieri dhe Marcos Alonso, andaj është në sulm për Telles.

Portugezi gjithashtu kërkohej nga PSG, mirëpo klubi francez nuk pranoi të paguajë vlerën e 40 milionë euro, gjë që ka bërë që “Blutë” të jenë në avantazh.

Thuhet se Porto kërkon vetëm 30 milionë euro për 27-vjeçarin, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit.

Përparësi tjetër për Chelsea është agjenti i lojtarit, Pini Zahvai, i cili ka lidhje shumë të mira me presidentin, Roman Abramovich.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu