Portieri gjerman iu gëzua fitores së madhe të Bayernit

0
Gjigandi

Vetëm dy lojtarë aktivë kanë bërë më shumë paraqitje sesa ai në kampionatin gjerman të futbollit. Ndeshja me Borussia Dortmundin ishte e veçantë për Manuel Neuerin.

Portieri gjerman iu gëzua fitores së madhe të Bayern Munichut.

Por, ndërkohë ai e arriti një numër jubilar në portë.  Në fakt, 34 vjeçari e regjistroi ndeshjen e 400-të në Bundesligë në karrierën e tij.

Përfaqësuesi gjerman e ka bërë këtë arritje me Schalken dhe Bayernin, që nga viti 2006.

Deri tash, këtë shifër e kanë arritur vetëm dy lojtarë aktivë.

RonaTyra

Claudio Pizarro i Werder Bremenit i ka 487 ndeshje në Bundesligë.

Ndërsa, Christian Gentner i Union Berlinit i ka zhvilluar 402 ndeshje në kampionatin gjerman.

Kurse, rekordin absolut e mban Charly Korbel.

Në periudhën 1972 – 1991 ai i kishte zhvilluar 602 ndeshje në Bundesligë, të gjitha me Eintracht Frankfurtin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu