Zidane përjashton dy yjet e ekipit

0
Gjigandi

Reali do të luajë ndeshjen e fundit kundër Leganes në kampionat. Takimi do të luhet ditën e nesërme në orën 21:00 në transfertë. Trajneri Zinedine Zidane ka publikuar listën e 22 lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e fundit.

James Rodriguez dhe Gareth Bale nuk zënë vend në këtë listë. Kolumbiani dhe uellsiani e kanë mbyllur kapitullin e tyre me madrilenët dhe në verë duhet të gjejnë një skuadër tjetër. Ata nuk po luajnë dhe nuk kanë relata të mira me Zinedine Zidane.

Ky i fundit nuk i do në skuadrën e sezonit të ri dhe diçka të tillë e dinë të dy lojtarët.

Drejtuesit nga krahu tjetër po punojnë që t’i gjejnë ekip për t’i shitur. Mariano dhe Brahim Diaz janë grumbulluar, ashtu si Luka Joviq.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu