Batatina: Llapi po tregon që është lideri i Superligës!

0
Gjigandi

Tahir Batatina ishte plot lavde për ekipin e tij pas barazimiz me Gjilanin.

Skuadra e Llapit barazoi në udhëtim ndaj Gjilanit me rezultatin 2:2.

Batatina pas ndeshjes u shpreh i kënaqur me ekipin e tij dhe tha që janë ‘hijeshia’ e Superligës.

“Llapi po tregon që është lideri i Superligës dhe pa Llapin – Superliga nuk ka hijeshi. Tu e pa që Gjilani ka një skuadër të mirë, kemi qenë shumë të vëmendshëm. Në të gjitha aspektet e kemi dërrmuar Gjilanin dhe kemi dëshmuar që meritojmë të jemi më lart skuadrave që ndodhen në krye”, tha fillimisht Batatina për SuperSport Kosova.

“U vërejt pak lodhja tek lojtarët dhe ishin temperaturat e larta. Arbitrat duhet ta ndalnin lojën në pjesën e dytë që lojtarët të pinin ujë. Të gjitha skuadrat do ti luftojmë me ritmin e njëjtë – që ti mposhtim”, përfundoi Batatina.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu