Pompeo kritikon Iranin për ndalimin e një inspektoreje të OKB-së

0
Gjigandi

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, ka kritikuar Iranin për trajtimin që po i bën një inspektoreje bërthamore të OKB-së, duke e cilësuar trajtimin ndaj saj si “akt të frikësimit”.

Pompeo tha se Teherani ka “ndaluar” një inspektore nga Agjencia Ndërkombëtare Bërthamore (IAEA), që ishte raportuar se nuk po lejohej që të largohej nga Irani.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin aktivitetet monitoruese dhe të verifikimit të Agjencisë në Iran dhe jemi të alarmuar për mungesën e bashkëpunimit nga Irani”, tha sekretari amerikan.

“Inspektorët e IAEA duhet të lejohet të kryejnë punën e tyre pa u penguar. I bëjmë thirrje Iranit që menjëherë të zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet që ka me IAEA dhe t’i ofrojë inspektorëve të kësaj agjencie privilegjet dhe imunitet që ata kanë”, tha Pompeo.

Organizata e Iranit për Energji Bërthamore (AEO) tha më 7 nëntor se ka pezulluar akreditimin për inspektorë për hyrje në impiantin Natanz për pasurim me uraniumpas shqetësimeve se inspektorja mund të ketë pasur me vete “një produkt të dyshimtë”.

RonaTyra

SHBA-ja është tërhequr vitin e kaluar nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Që atëherë, Irani ka nisur që të mos i përmbahet marrëveshjes bërthamore.

Britania, Kina, Franca dhe Gjermania – shtetet nënshkruese të kësaj marrëveshjeje –kanë tentuar që të zbusin dëmet e shkaktuara në ekonominë e Iranit, pasi SHBA-ja rivendosi sanksionet ekonomike ndaj Teheranit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu