Policia sqaron ‘hedhjen e gruas’ nga kati i trete ne Durres: Ishte tape… – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Paraditen e sotme Policia e Durrësit dha informacionin se një grua ishte hedhur nga kati i tretë i banesës së saj, për shkak se i kishin hyrë në shtëpi hajdutët. Po në një reagim të dytë duke përgenjeshtruar të parin policia njofton se lajmi është i pavërtetë dhe se 22-vjeçarja ka qenë në gjendje të dehur. Njoftimi i plotë i policisë së Durrësit: Në lidhje me një lajm të publikuar nga media online se një grua është hedhur nga kati i tretë i një pallati ju sqarojmë se : Me datë 25.10.2019 rreth orës 01:25 Policia e Qarkut Durrës me anë të një telefonate ka marrë njoftim se në lagjen Nr13 është rrëzuar nga shkallët një shtetase femër. Menjëherë janë afruar Shërbimet e Policisë në vendin e dhënë ku kanë konstatuar se shtetësia P.G. 22 vjeçe, në gjendje të dehur ishte rrëzuar nga shkallët e një pallati të pabanueshëm. Shtetases së mësipërme i është ofruar ndihma e parë mjekësore, e cila më pas është larguar për në banesë. Ky eshte njoftimi i mengjesit Info paraparke: Durrës-Hidhet nga kati i tretë i shtëpisë një grua. Ngjarja në lagjen numër 13 Durres. Dyshohet se në shtëpinë e gruas pas mesnate kanë hyrë hajdutë. Në panik e sipër pasi ka dëgjuar zhurmën gruaja është hedhur nga lartësia. Ajo ndodhet në spital pa rrezik për jetën. Policia nis hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu