Kalon për gjykim dosja e xhihadistëve, mes tyre 7 gra të riatdhesura nga Siria!

0
Gjigandi

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen e xhihadistëve, mes tyre edhe 7 gra që kanë qenë në kampet në Siri, por janë riatdhesuar ndër vite.

Në seancën paraprake për 23 “xhihadistët” shqiptarë, të cilët kanë qenë pjesë e grupimeve terroriste gjatë konfliktit të armatosur në Siri, morën pjesë edhe 7 gratë.

Gjatë seancës ato kanë mohuar akuzën për pjesëmarrje në konflikte ushtarake të huaja duke deklaruar se kanë udhëtuar familjarisht dhe janë marrë nga të afërmit apo bashkëshortët e tyre.

Ndaj 7 prej tyre: Shyqyri Kaca, Saimir Kaca, Enes Kaca, Bajram Sulaj, Arbër Stafasani, Etion Zani dhe Erion Luto, rëndojnë dy akuza, “pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”.

Ndërkohë, ndaj 16 të tjerëve rëndon akuza e “pjesëmarrje në organizatë terroriste”: Lavdie Kaca, Ditar Bala, Entela Vladi, Fatbardh Taushani, Ali Balliu, Ruzhdie Balliu, Elteva Stafasani, Stela Stafasani, Usejd Stafasani, Klotilda Zani, Nertil Hysenllari, Ledio Mehmeti, Erdet Korro, Almira Kastrati, Floresha Rasha, Brunilda Koçollari.

RonaTyra

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu