Policia kontroll të infektuarve me COVID-19 për respektimin e karantinës

0
Gjigandi

Policia e Shtetit ka nisur monitorimin e personave që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, në mënyrë që të mos kthehen në rrezik për të të tjerët duke përhapur virusin.

Në një video të bërë publike nga policia, efektivë të saj vizitojnë qytetarë të infektuar duke u kërkuar që të qëndrojnë të izoluar deri në shërbim të tyre.

“Kushdo që është i prekur nga Covid-19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën. Policia i di të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë! Shëndeti mbi të gjitha”, shkruan kryeministri, Edi Rama në postimin e videos në rrjetet sociale.

Gjatë kontrollit, vihet re se të prekurit po respektojnë detyrimin për të qëndruar të karantinuar, ndërsa shumë prej tyre bëjnë apel që të gjithë të tregohen të kujdesshëm.

“Njerëzit bëjmë mirë që t’i besojnë fjalët e mjekëve dhe specialistëve. Unë jam njëri që po e kaloj në kurrizin tim. Është një sëmundje që nuk fal. Në vendin tonë nuk ka shqiptar mbi 40 vjeç që nuk ka sëmundje tjetër”, shprehet një prej qytetar i infektuar me COVID-19.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu