Po luante me femijet ne park, dy persona i rrembejne çanten me para – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Nje qytetar, babai i dy femijeve ka perjetuar momente paniku, kur dy persona i rrembyen parate nga canta, teksa ai ka qene duke luajtur me femijet ne park.
Ngjarja ka ndodhur ne Lezhe dhe sipas policise, per ngjarjen jane vene ne pranga dy autoret, me precedente te merparshem per vjedhje.

NJOFTIMI I POLICISE:Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Lezhë, identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasit E.C. dhe P.D. banues në Lezhë për veprën penale ” Vjedhja’ kryer në bashkëpunim”
Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë vjedhur shtetasit S.K. shumën monetare prej 60.000 lekë të reja të cilat i kishte lënë në çantë kur po luante me fëmijët në park.
Në cilësinë e proves materiale, dy shtetasve të arrestuar iu gjetën dhe sekuestruan një pjesë e shumës monetare të vjedhur.
Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu