Pune me dru 10, pune me metal 10, Spiropali mburret me listen e notave – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Ministrja e Shtetit per Mardheniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka publikuar diplomen e shkolles ne rrjetet sociale duke rene ne sy per kete akt mburrje ne lidhje me rezultatet e arsimimit.
Spiropali ka nxjerre ne publik diplomen ku vec te tjerash shkruhet se ajo ka marre notat 10 ne lendet pune me dru, pune me metal dhe bujqesi.

Postimi i Spiropalit:
Fill pas prindërve, janë mësuesit ata që me lodhjet dhe sjelljet e tyre, na shenjojnë përgjithmonë.
Në klasë të pestë mësuesja kujdestare, Angjelina Kallugjeroviq, shkroi në rreshtat e karakteristikës time, jo klishetë e zakonshme mbi sjelljen dhe përparimin në mësime, por diçka tjetër që më habiti mua dhe i bëri prindërit e mij të shiheshin në sy. Sipas zysh Angjelinës unë duhet të studioja në Oksford. Ç’ishte ky Oksford?! Sa larg distanca materiale dhe mendore që ndante lagjen time në Tiranë nga Oxford city?! Dukej e pakapërcyeshme. Por mësuese Angjelina i shkurtoi distancat dhe e realizoi këtë kapërcim duke hapur fillimisht në trurin tim shtegun e imagjinatës.
Sot në Ditën Botërore të Mësuesve kujtoj me respekt të thellë Zysh Angjelinën dhe të gjithë mësuesit që na bëjnë të ëndërrojmë, na frymëzojnë, na përgatisin të bëhemi ata që jemi.
Gëzuar festën Mësues të dashur që bëni të mira aq sa për t’ju shpërblyer koha nuk mjafton!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu