Cenuan zgjedhjet, ndalohen dy persona ne Mitrovice – Lajmi i Fundit – Lajme

0
10
Gjigandi

Prokurori i Shtetit, përmes një komunikate për media ka njoftuar se në Mitrovicën e veriut janë ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” .
“Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, në koordinim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, pas marrjes së informacioneve se është lejuar votimi në kundërshtim me rregullat e KQZ-së, nga ana e dy komisionerëve, (kryesuesi i vendvotimit dhe zyrtari për identifikim në qendrën e votimit 3805B/12D, në shkollën “Sveti Sava”, në Mitrovicën e veriut), janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme duke ndaluar të dyshuarit dhe duke kryer verifikimet procedurale”, thuhet në njoftim.

Qytetarët e Kosovës po marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat po vëzhgohen nga vëzhguesit e Bashkimit Evropian si dhe koalicionet e organizatave joqeveritare në Kosovë.
Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, më herët ka thënë se prokurorët do të kujdesen që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme të parapara me ligj ndaj personave që mund të shkelin ligjin duke dëmtuar procesin zgjedhor.
“Bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, ku janë të përfshirë 11 vepra penale, varësisht prej elementeve që do t’i hasim dhe krimeve të ndërmarra nga persona të caktuar do të reagojmë me kohë, menjëherë me ndalim të personave që do të bijnë ndesh me ligjin”, ka thënë Pula.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu