Zbardhet shkresa e Ardi Veliut ku flitet për shtim të kultivimit të kanabisit në Shqipëri

0
Gjigandi

Në kohën kur në vend po flitet për shtim të kultivimit të kanabisit dhe prokurori i përgjithshëm Olsian Çela u shpreh se ky fenomen njohu rritje edhe gjatë 2019-ës, Unpublished solli një analizë të detajuar mbi situatën.

Për këtë fenomen drejtori përgjithshëm i policisë Ardi Veliu u ka tërhequr vëmendjen vartësve të tij që në muajin janar.

Në shkresën e publikuar nga Unpublished në a2, Veliu flet për informacione se grupet kriminale po përdorin jo vetëm tokë të hapur por edhe ambiente të mbyllura për kultivimin e kanabisit.

Nga aksioni në Lazarat në vitin 2014, tek historiku i kultivimit në vitet pasardhëse dhe çmimi i lëndës narkotike në tregun e trafikantëve, janë detajet e tjera që solli seria e tretë.

Ndërkohë që policia ka fituar betejën por jo luftën me kanabisin, kryeministri Edi Rama është shprehur se brenda këtij sesioni parlamentar synohet të miratohet legalizimi për qëllime mjekësore.

RonaTyra

Sipas ish drejtuesit të policisë Ilir Gjoçi sa herë ka fushata mbjelljeje, në publik artikulohet teza e legalizimit. Ai flet për një situatë shqetësuese dhe sipas tij Shqipëria nuk ka as integritetin dhe as kapacitetet për të menaxhuar.

I pari që e propozoi legalizimin ishte ish deputeti socialist Koço Kokdhima i cili tha për Unpublished se në atë kohë, iniciativa e tij u pengua nga mafia e marijuanës. Sipas tij Shqipëria humbi mijëra vende pune por gjithsesi thotë se nëse kjo nuk industri nuk i jepet “mafiozëve” mund t’i sjellë të mira vendit.

Mjeku toksikolog Zihni Sulaj ka frikë se reklama e tepërt për kanabisin mjekësor do të shtyjë edhe më shumë kureshtjen tek të rinjtë për ta provuar.

Në aspektin ekonomik Eksperti Selami Xhepa thotë se nuk bëhet fjalë për fitime të mëdha por kjo mund të rrisë nivelin e pabarazisë ne vend nëse kultivimi për qëllime mjekësore i jepet 2-3 biznesmenëve.

Unpublished solli edhe një panoramë të situatës në Maqedoninë e Veriut, që ka legalizuar kultivimin për qëllime mjekësore, nismë që ka hasur debate.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu