Plasin gjobat/ Policia aksion për mbylljen e lokaleve pas orës 23:00, konfliktohet me pronarët

0
Gjigandi

Në qytetin e Beratit policia ka zbritur mbrëmë vonë në terren drejt të gjitha bareve dhe restoranteve.

Uniformat blu bashkë me inspektorët e Drejtorisë së Higjienës u kanë kërkuar pronarëve të këtyre bizneseve që të  mbyllen pas orës 23:00.

Një pjesë e madhe e restoranteve dhe bareve i është përgjigjur kërkesës së autoriteteve, por shumë pronarë të tjerë nuk kanë pranuar të mbyllin bizneset e tyre dhe madje janë konfliktuar verbalisht me forcat e policisë.

Ata i kanë kërkuar policisë një urdhër me shkrim për mbylljen e aktivitetit në orë 11 të natës, teksa kanë deklaruar se nuk do ti binden policisë sa herë që ju kërkon gojarisht të mbyllin biznesin. Pasi kanë deklaruar se, nëse vazhdohet kështu duke frikësuar bizneset ata do të falimentojnë, të gjitha baret dhe restorantet përgjatë Pedonales së qytetit nuk kanë pranuar të mbyllen dhe të largojnë klientët që edhe në atë orë ishin të shumtë.

RonaTyra

Mirëpo mosbindja ndaj autoriteteve u ka kushtuar edhe më shumë këtyre pronarëve, pasi mësohet se janë gjobitur me shifra të majme.

Sakaq, policia nuk ka bërë publike numrin e bizneseve që janë gjobitur, shumën as arsyen e ndëshkimit të tyre.

Lajmi i Fundit.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu