FIFA ka njoftuar sot për hartimin e një plani madhor.
Pas pandemisë Covid-19, futbolli rrezikohet nga një krizë ekonomike, por për këtë po mendon shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA.
FIFA ka njoftuar për planin 1.2 miliardë funtësh, i cili do ta ndihmojë futbollin ta tejkalojë krizën ekonomike të pandemisë.
Secila anëtare e FIFA do të përfitojë nga 1 milion dollarë, me një shtesë prej 500 mijë dollarëve për futbollin e femrave.
Konfederatat do të përfitojnë nga 2 milionë dollarë.
Sigurisht, edhe Kosova është në mesin e shteteve që do të përfitojnë nga 1 milion dollarë.