Stuttgarti dhe A. Bielefeld në Bundesligë, në play out Werderi i Rashicës përballë Heidenheimit

0
Gjigandi

Stuttgarti është skuadra e dytë pas Arminias së Bielefeldit që siguron ngjitjen në Bundesligën e Gjermanisë. Edhe u pse u mposht 1-3 nga Darmstadti në javën e fundit, Stuttgarti e mbyll në vendin e dytë, me 58 pikë, tri pikë më shumë se Heidenheimi, që dështoi të merrte pikë në fushën e Arminias së Bielefeldit, që dominoi me rezultat 3-0. Gafë e pafalshme për Hamburgun, që e mori asistin nga Arminia, për vendin e tretë, por nuk diti të shfrytëzonte.

Skuadra veriore u mposht thellë në shtëpi 1-5 nga Sandhausen dhe mbeti në vendin e katërt, me një pikë më pak se Heidenheimi, që do të luajë ndeshjen play out përballë Werder Bremenit. Sa i përket fundit të tabelës, ranë një kategori më poshtë Wehen dhe Dynamo Dresden, ndërsa Nurnbergu do të luajë në play out-in e Bundesligës 2.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu