(E plotësuar) – Me qëllim të procedimit të mëtejmë të dokumentit Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna, sot është mbajtur një takim pune me kryetarët e komunave të asaj zone me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit.
Ministri Blerim Kuqi ka thënë se shumë shpejt do të procedohet në qeveri dhe kuvend plani hapësinor për këtë zonë me interes të veçantë.
Ai tha se mos funksionalizimi i këtij plani deri më sot ka shkaktuar probleme të shumta.
“Jemi dakorduar që kryetarët e komunave në atë zonë të japin komentet e tyre për planin hapësinor, pastaj ta procedojmë në Qeveri dhe Kuvend. Qytetarëve dhe komunave në atë zonë, do t’u mundësohet t’i realizojnë interesat e tyre konform planit hapësinor Bjeshkët e Nemuna”, tha ai.
Ministri Kuqi tha se kërkesat e kryetarëve të Pejës, Deçanit, Gjakovës, Junikut dhe Istogut kanë qenë për implementimin sa më të shpejtë të planit hapësinor, i cili është në interes të banorëve të kësaj zone.
***
Drejtpërdrejt: Ministri Kuçi takohet me kryetarët e Pejës, Gjakovës, Istogut, Deçanit dhe Junikut