Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur në Tiranë, ku një shtetas shqiptar u rrah brutalisht nga tifozët e Feynoordit pas një incidenti në një kafe në zonën e “9 katësheve”.
Përmes një komunikate zyrtare policia bën me dije se i dëmtuar ka mbetur shtetasi 45-vjeçar me inicialet A.G, i cili është konfliktuar me disa tifozë holandezë në gjendje të dehur.
45-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia ka shoqëruar 8 persona në lidhje me ngjarjen.
Grupi hetimor dhe policia po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.05.2022, te kafe “Europa” disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç.
Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë.
Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.