Pesë yjet e Ligës Premier që pritet të ndërrojnë skuadër këtë verë

0
Gjigandi

Afati kalimtar i kësaj vere pritet të jetë i nxehtë në Ligën Premier, pasi shumë klube pritet të ndryshojnë fytyrë, ndërsa lojtarët të ndërrojnë ambient.

Tifozët e kampionatit anglez pa dyshim se do të ndjehen të lënduar këtë fundjavë, kjo pasi dita e diel shënon fundin e sezonit të stërzgjatur 2019-2020.

Fazat e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës do të zhvillohet në gusht, më saktë nga data 7-8 gusht, ndërsa tani është bërë e ditur se sezoni i 2020/21 i Ligës Premier do të fillojë qysh më 12 shtator.

Sigurisht, kjo nuk është gjithçka që tifozët e Ligës Premier duhet të presin. E hëna shënon hapjen e afatit kalimtar të transferimeve të kësaj vere, afat që do të qëndrojë i hapur deri më 5 tetor.

Ky afat kalimtar pritet të sjell shumë ndryshime te klubet, por ndryshim ambienti pritet të ketë edhe tek disa futbollistë.

RonaTyra

Faqja e njohur Sportskeeda ka bërë një listë me pesë yje të Ligës Premier që pritet të ndërrojnë skuadrat, por të mbeten edhe më tutje në Angli.

Në listë përfshihen emra si Pierre-Emile Hojbjerg, Jack Grealish, Adam Lallana, Michy Batshuayi dhe John Stones.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu