Të paktën 5 persona raportohet se kanë vdekur në Bolivi gjatë përplasjeve mes mbështetësve të ish-presidentit Evo Morales dhe forcave të sigurisë.
Një mjek tha se shumica e të vdekurve dhe të plagosurve kanë plagë plumbash.
Autoritetet e Bolivisë nuk raportuan vdekje në qytet.
Morales dha dorëheqjen të dielën e kaluar (10 nëntor) mes protestave që shpërthyen pas zgjedhjeve presidenciale.
Ai është larguar në Meksikë.
Në një intervistë për BBC, Morales u shpreh se mund të ndiqej penalisht nëse kthehej në Bolivi.
Ndërkohë presidenca mbahet nga Jeanine Áñez, e cila u vetëshpall presidente.
Qeveria e re ka prishur lidhjet me Venezuelën dhe po dërgon në shtëpi më shumë se 700 mjekë kubanë.
Lëvizjet kanë për qëllim të tregojnë se autoritetet e reja po distancohen nga aleatët rajonalë të krahut të majtë të Morales.