Putin: Kemi eksportuar 22 milionë tonë drithë gjatë 5 muajve të fundit

0
Gjigandi

Rusia ka eksportuar rreth 22 milionë tonë drithë në pesë muajt e fundit dhe është gati të eksportojë 4-5 milionë tonë të tjerë deri në fund të vitit, tha presidenti rus Vladimir Putin në një deklaratë për shtyp.

“Rusia ka eksportuar rreth 22 milion ton grurë vetëm në pesë muajt e fundit, kryesisht në vendet aziatike dhe afrikane. Ne jemi gati të furnizojmë edhe 4-5 milion ton grurë deri në fund të këtij viti dhe deri në fund të vitit bujqësor, pra deri më 30 qershor 2023, duke pasur parasysh të korrat rekord.

Dua të përgëzoj edhe një herë komunitetin rural, duke ju thënë se totali i furnizimeve do të arrijë në 50 milionë tonë,” theksoi ai.

o.j/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu