Përplasje zyrtarësh nga Prishtina dhe Drita, arrestime nga Policia e Kosovës

0
Gjigandi

Administratori i Prishtinës, delegat pranë Federatës së Futbollit të Kosovës, Bajram Sherifi, është arrestuar nga Policia e Kosovës pas ndeshjes.

Kështu të paktën raporton klubi prishtinas në faqen zyrtare, përcjellë Gazeta Olle. “Arrestohet administratori i FC Prishtina, delegat pran FFK-se, Bajram Sherifi, pas duelit verbal me drejtorin e FC Drita, Valon Murseli ndaj te cilit nuk u mor asnje mase”, bën të ditur Prishtina.

Plisat kanë reaguar pas humbjes së Prishtinës në Gjilan, në kryendeshjen e ditës.

Tifo-grupi bardhekaltër ka kërcënuar indirekt gjyqtarin Kreshnik Vula, duke ia bërë me dije që nuk do ta harrojnë atë që iu bëri sot, përcjellë Gazeta Olle.

“Fanella e Prishtinës mund të përlyhet me lot, por asnjëherë me turp.

RonaTyra

Kreshnik Vula, Plisat nuk harrojnë!

Mundi i vjedhur i gjithë sezonit sot në Gjilan nuk është për tu harruar.

Djemtë e Dallkut, Luanat e Prishtinës. Kokën lart. PLISAT i keni prapa. Ne besojmë te ju”, shkruajnë Plisat.

Prishtina ka paralajmëruar tërheqjen nga garat pas humbjes sot në Gjilan.

“FC Prishtina me gjase, 99% do te terhiqet nga garat”, ka njoftuar klubi bardhekaltër.

“Shume futbolliste dhe trajnere jane te demtuar nga sulmi i policise, sidomos nga spreji i perdorur, por ka edhe lendime tjera, Boshnjaku ka prere doren edhe eshte derguan ne emergjence”, thuhet në njoftimin tjetër pas ndeshjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu