Sanchez mund të rikthehet në Manchester Utd

0
Gjigandi

Futbollisti Alexis Sanchez (31-vjeçar)  mund të kthehet në Manchester United pas përfundimit të garave në Serie A, njoftoi “Sun”. 

Sipas gazetës londineze Sun, Manchester United dëshiron të fitojë rreth 20 milion euro nga shitja e Sanchezit. 

Lojtari është i interesuar të qëndrojë në Inter, por klubi i Milanit nuk është i gatshëm të ofrojë ato para për këtë moment për futbollistin.

Sipas Sun, tre klube aktualisht janë të interesuar për Sanchezin. Gjatë këtij sezoni, ai në 19 ndeshje në Serie A, shënoi tre gola.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu