Përplasje me armë në Shijak, shpallet në kërkim autori – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Shpallet ne kerkim personi qe qelloi me arme mbremjen e djeshme ne Shijak.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, pas një pune hetimore intensive dhe reagimit në kohë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shijak ku pas një konflikti pati të shtëna me armë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore policia ka shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit I. B., 27 vjeç, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbatja pa leje”.
Ky shtetas, sipas policisë, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi F. K., 30 vjeç, ku ishte pasagjere shtetasja Xh. K., 30 vjeçe, banuese në Shijak.
Nga të shtënat nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale të automjetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu