Përplasen dy makina në aksin Shkodër-Koplik, një i plagosur rëndë – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Nuk kanë fund aksidentet rrugore në vend. I rradhës është regjistruar pak minuta më parë në aksin Shkodër-Koplik, ku një person ka mbetur i plagosur.
Sipas asaj që raporton Balkanweb, një mjet është përplasur me një tjetër teksa ky i fundit kishte ndaluar.

Deri më tani nuk dihet identiteti i të plagosurit, por sipas raportimeve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu