Përgatitjet për vitin e ri shkollor, Likaj sot në Suharekë dhe Malishevë

0
Gjigandi

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj ka vizituar sot komunën e Suharekës dhe atë të Malishevës ku është pritur nga kryetarët e komunave Bali Muharremaj dhe Ragip Begaj, si dhe Drejtorët Komunalë të Arsimit në këto komuna.

Qëllimi i këtyre vizitave nga ministri nëpër komuna është që të shohë nga afër përgatitjet që po bëhen në nivelin lokal për fillimin e vitit të ri shkollor, si dhe bashkërendimi i aktiviteteve në këtë drejtim.

Likaj ka përgëzuar kryetarët Muharremaj dhe Begaj, si dhe drejtorët e DKA-ve për punën që kanë bërë në organizimin e mësimit online, si dhe për përfundim të suksesshëm të vitit shkollor.

Ai ka folur për nevojën për t’u përgatitur mirë në mënyrë që t’i përgjigjemi çfarëdo situate që mund të sjellë pandemia dhe në arsim të ketë gjithpërfshirje, por të mos mungojë as cilësia.

Po ashtu, Likaj ka biseduar me udhëheqësit komunalë edhe për projektet e rëndësishme që pritet të realizohen nëpër këto komuna në të gjitha nivelet e arsimit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu