Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Kjo ishte mbledhja e parë që prej largimit të Ardian Dvoranit si kryetar, ndërkohë që postin e ka marrë nënkryetarja Vitore Tusha.
Në këtë mbledhje u diskutuan këto pika:
1. Diskutime dhe vlerësime në lidhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” përsa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
2. Të tjera që lidhen me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara.
Ky këshill bën me dije se mbledhja e radhës do të organizohet në ambjentet e Gjykatës së Lartë.
Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi zhvilluan sot një takim ku u dakordësuan nevojën për ta kthyer sa më shpejt në funksionale Gjykaten Kushtetuese.
Gjuithashtu, pak para mbledhjes së KED-së, Ambasadorja e ShBA, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ishin në Gjykatën Kushtetuese.