Një grua 51 vjeçare është bërë “e burgosur në trupin e saj” dhe ka mundësi të komunikojë vetëm me sy, pasi kishte përdorur kokainë.
Pacientja e paidentifikuar, nga Maryland, pësoi një goditje të rrallë, por shkatërruese, të trurit, e cila e paralizoi atë nga koka tek këmbët.
Ajo u diagnostikua me sindromën e mbyllur, domethënë mund të mendojë, të shohë dhe të ndjejë, por nuk mund të hajë, të flasë ose të lëvizë muskujt larg syve të saj.
Gruaja në fjalë u dërgua në spital në shkurt të vitit 2015 nga i dashuri i saj, pasi kishte bërë veprime të çrregullta dhe nuk mund t’i bënte bashkë fjalët. Testet e gjakut zbuluan se ajo kishte vlera të larta të kokainës në trup dhe se kishte përdorur opioidë më herët gjatë ditës. Por, rrahjet e saj të zemrës, presioni i gjakut dhe temperatura e trupit ishin relativisht normale për moshën dhe peshën e saj.
Ajo u qetësua dhe u mbajt në spital, por kur u zgjua shëndeti filloi t’i përkeqësohej. Tre ditë pas pranimit, ajo u përpoq të mblidhte forcën për të lëvizur gjymtyrët e saj, ndërsa ditën e katërt, ajo ofronte përgjigje minimale dhe ishte në gjendje të komunikonte vetëm me lëvizjet vertikale të syve.
Një skanim CT zbuloi se gjaku nuk rridhte më nëpër arteriet e saj bazilare në tru, e cila ndihmon që gjaku të pompojë rreth trupit.
Ekipi i mjekëve nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Maryland beson se ajo kishte një goditje të vonuar të shkaktuar katër ditë pas përdorimit të kokainës – rasti i parë i këtij lloji i njohur për letërsinë shkencore.
Megjithëse përdorimi i kokainës është një faktor kontribues i dokumentuar mirë në goditje, vetëm një pjesë e vogël kanë çuar në paralizë të plotë të trupit.
Shkencëtarët vlerësojnë se më pak se një përqind e njerëzve që kanë një goditje në tru zhvillojnë sindromën e mbyllur.