Përmes një videoje në Tik Tok, Dr.Dylan Greeney (ish-veteran i ushtrisë amerikane, që tani i ka fokusuar studimet e tij mjekësore tek dermatologjia) tregon se lëkurës sonë i duhen vetëm 3 produkte për të qenë e shëndetshme!
Ai thotë se ka një mungesë të kërkimeve në gjetjen e diagnozës së saktë të çdo pacienti. Megjithatë, ai sugjeron 3 elementë të cilat nuk duhet të mungojnë në rutinën tonë, nëse duam një lëkurë të shkëlqyeshme.
Vitaminë C
Vitamina C është një antioksidant, që do të thotë se mbron qelizat e e dëmtuara nga ekspozimi i rrezeve UV. Ajo ndalon prodhimin e melaninës në lëkurë, e cila ndihmon për të lehtësuar hiperpigmentimin dhe njollat kafe, që shfaqen kryesisht gjatë stinës së verës. I jep shkëlqim dhe elasiticitet lëkurës.
Aplikohet çdo mëngjes përpara vendosjes së produkteve të tjera.
Krem Retinoid
Retinoidet janë derivate të vitaminës A që zhbllokojnë poret, rrisin nivelet e kolagjenit dhe reduktojnë vijat e para të rrudhave. Njihen ndryshe si “komunikues qelizash”, pasi detyra e tyre është të “flasin” me qelizat e lëkurës dhe të inkurajojnë qelizat më të shëndetshme dhe më të reja të shkojnë drejt sipërfaqes së lëkurës.
Përdoret vetëm në mbrëmje. Nuk mund ta përdorni nëse jeni shtatzënë.
Krem SPF
Mjeku sugjeron Spf me faktor 30-50. Këto kremra kundër rrezeve të diellit mund të jenë në formën e një locioni të plotë, të lëngshëm, shkumë ose spray. Produki absorbon disa rrezatime ultravjollcë të diellit dhe kështu ndihmon në mbrojtjen nga djegia e diellit. Përdorimi i rregullt i SPF-së përgjatë gjithë vitit, ndihmon edhe në parandalimin e rrudhave.
Aktualisht, Dr.Dylan po studion mënyrat e preferuara të mbrojtjes nga dielli tek pacientët me qëllim të rritjes së përputhshmërisë së produkteve në treg me ato që kërkojnë pacientët.