Pentagoni tregon videot si amerikanët vranë kreun e ISIS, Al Baghdadin

0
45
Gjigandi

Trump tha se lideri i ISIS iku me vrap dhe qante e ulërinte e vdiq si qen, por në videot e lëshuara nga ushtria amerikane janeë vetëm pamjet nga lart të shtepisë që bombardohet nga aviacioni ndërsa në tokë janë njësitë amerikane që po e rrethojnë.

Pentagoni ka publikuar videon dhe disa imazhet ku tregojnë operacionin për vrasjen e liderit të Shtetit Islamik, Abu Baghdadi.
Abu Baghdadi u vra me datë 29 ku u gjet i fshehur në një tunel pa krye poshtë shtëpisë së tij.

Lideri i ISIS pasi nuk pati rrugëdalje hodhi veten në erë bashkë me dy djemtë e tij.

Në video tregohen forcat amerikane që hapin zjarr ndaj luftëtarëve të cilët kërkojnë të mbrojnë liderin e tyre. Një video tjetër tregon raketat e lëshuara me dron që rrafshojnë kompleksin pas bastisjes nga Abu Baghdadi.

Kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, Gjeneral Kenneth McKenzie, tha që ndërtesat e shkatërruara tashmë janë duken si një parking me gropa gjigande.

Gjenerali McKenzie tha se dy fëmijë kishin vdekur me Bagdadi në tunel dhe jo tre siç ishte raportuar më parë. Ai gjithashtu nuk mund të konfirmojë përshkrimin grafik të Presidentit Donald Trump të Bagdadi duke qarë si burracak ndërsa vdiq.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu