Aktorja 36-vjeçare, Bade Isçil ka nisur pushimet.
Bade e cila njihet si “Pelin” nga roli në serialin “Vrasje të vogla”, po i kalon pushimet me djalin e saj, Azur.
Aktorja ndodhet në destinacionin turistik shumë të frekuentuar, në Bodrum.
Ajo u fotografua nga paparacët e veshur me bikini dhe i befasoi të gjithë me linjat trupore.
Pavarësisht karantinës, aktorja duket në super formë.
Bade u fotografua duke luajtur me djalin në det dhe duke shijuar rrezet e diellit. Mediat turke shkruajnë se nënë e bir u argëtuan së bashku dhe aktorja nuk shoqërohej nga asnjë person tjetër.
Bade është divorcuar nga bashkëshorti i saj në vitin 2016 dhe po e rrit e vetme djalin.
Aktorja i është dedikuar plotësisht vogëlushit, por edhe ka vazhduar karrierën. Roli i saj më i spikatur ka qenë në serialin “Kuzey Guney” dhe “Vrasje të vogla”.