Një pallat përballë Drejtorisë së Policisë në Tiranë ka paraqitur rrezikshmëri për kalimtarët.
Në katin e fundit të këtij pallati është shkëputur fasada anësore e një ballkoni.
Nga rënia e ballkonit, rrezikohen edhe biznese poshtë saj. Policia ka rrethuar zonën për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.